Gashi protestat e paralajmëruara nuk janë të rrezikshme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, është shprehur se nuk e sheh rrezikshëmri në protestat që ka paralajmëruar opozita. protesta e VV, AAK dhe NISMA nuk janë duke provuar të marrin pushtetin përmes protestave, por se po e përdorin këtë metodë demokratike për të mbajtur afër elektoratin.

“Nuk mendoj se mund të marrin pushtetin përmes protestave. Ideja e protestave, me sa po kuptoj unë, është të mobilizohen njerëz sa më shumë në mënyrë që të mbajnë elektoratin e vetë. Nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit sepse pushteti me dhunë nuk merret në demokraci”, ka thënë Gashi, për GE.

Gjithashtu deputeti Gashi vlerëson se mund të ketë dëme për Kosovën, institucionet dhe partitë organizatore të protestave.
“Është angazhim politik për më i arrit qëllimet e veta politike. Në demokraci këto janë normale. E rëndësishme është të mos ketë akte dhunë dhe degjenerim në dhunë. Nëse degjeneron protesta dhunë do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën dhe besueshmërinë e institucioneve, partive politike dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori