Gashi: Pacolli do rikandidojë
Ibrahim Gashi
Këshilltari i parë i Behgjet Pacollit, Ibrahim Gashi ka thënë se presidenti është i gatshëm ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk ka asnjë koment më shumë në lidhje më këtë vendim.

Duke konsideruar se çështja e Pacollit do të kthehet në “pikën zero”, Gashi ka thënë se Behgjet Pacolli do të jetë përsëri kandidat, pasi ai, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e ka shkelur Kushtetutën. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2011, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori