Italia vendos masa të rrepta: Nëse kapesh pa maskë, gjobitesh me 1.000 euro

Pas një lufte të gjatë me COVID-19, Italia ka marrë masa të rrepta për COVID-19.

Guvernatori i Salernos, Vincenzo De Luca ka vendosur që Personat që nuk mbajnë maskë në zonat e mbylllura të Italisë do të marrin gjobë prej 1000. Sipas mediave të huaja tri gjobat e para prej 1.000 euro u vunë sot për mosmbjtjen e maskës.

Mësohet se gjobat u vunë në tri dyqane në zonën lindore të qytetit ku aturitetet nuk përjashtojnë as mundësinë që këto të fundit të mbyllen.

Kryetari i bashkisë së Salernos, Vincenzo Napoli, i shoqëruar nga disa patrulla të policisë bashkiake, kreu personalisht inspektime për të konstatuar nëse menaxherët dhe stafi i institucioneve tregtare respektonin dispozitat antiCovid-19.


Shtuar 25.07.2020 20:58