Gashi: Haradinaj do ta ketë të vështirë
Do të jetë shumë e vështirë që një qeveri që ka mbështetjen e 61 apo 62 deputetëve të ecë përpara. Kësaj radhe opozita është shumë e fortë, ka thënë deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

“Normalisht, do të jetë e vështirë që kjo qeverisje të funksionojë”, ka thënë ai në Zona B të Klan Kosovës. “Mendoj se duhet të hyjmë në një fazë tjetër të politikbërjes, kur partia e parë që merr më shumë vota duhet të ketë kryeministrin. Nuk mund të vazhdohet me idenë që lojërat politike të sigurojnë postin e kryeministrit apo plot poste tjera”. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori