Garë e fortë në Vushtrri, 3 kandidatë në garë
Vazhdojnë të dalin rezultatet për Komunën e Vushtrrisë. Sipas të dhënave të siguruara në terren nga Albeu.com mësohet se deri më tani udhëheq Ferit Idrizi i PDK-së me 31.86 për qind (6412 vota), i ndjekur nga Besim Musaqi i VV-së me 27.32 për qind (5498 vota).

I treti është renditur Xhafer Tahiri me 24.91 për qind (5012 vota).

Në vend të katërt renditet deri më tani Nasuf Aliu i AKR-së me 8.24 për qind (1659 vota). /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori