Gardianët e burgut i konfiskojnë telefonin Natalias
E dyshuara kryesore për zhdukjen e 1.4 milionë pasaportave biometrike, Natali Veliajn është kapur nga gardianët e burgut me telefon. Ndërkohë që mbajtja e telefonave në burg është e ndaluar me ligj, Veliajn ka mundur që ta ketë një të tillë brenda ambjenteve të burgut.

Avokati i saj Nuhi Paçarizi ka konfirmuar se Natalia mbante një telefon, të cilin ia kishin konfiskuar policët. Natalia, gjatë ditës së hënë kishte kërkuar me ngulm të shkonte disa herë në tualet, shkruan Express.

Insistimi i saj i shpeshtë ngriti dyshimet tek një oficere kujdestare e sigurisë, e cila kontrolloi të dyshuarën kryesore për zhdukjen e 1.4 milionë eurove të pasaportave biometrike të kosovarëve. Pas këtij kontrolli, oficerja ka hasur në një telefon mobil në xhepin e trenerkave të shtetases gjermane.

“Ende nuk po dihet se si i është futur telefoni brenda. Ai është konfiskuar dhe është dërguar si material për t’u hetuar meqë kemi vërejtur se ka pasur tri komunikime me të”, ka bërë të ditur burimi. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori