Gara presidenciale, Jeremiç akuzon rëndë Vuçiçin për Kosovën
Duket se gara presidenciale në Serbi ka marrë dimensione të tjera. Kandidati presidencial serb, Vuk Jeremiç, e ka akuzuar ashpër kundërshtarin e tij, Aleksandër Vuçiin për Kosovën.

"Kjo qeveri na ka hipur mbi kurriz sepse Perëndimit i premtoi se do të njohë Kosovën", ka thënë ai në Mitrovicë të Sremit, duke shtuar se qëndrimi i tij për Kosovën nuk ka ndryshuar.

"Qëndrimi im për Kosovën është për të gjithë më shumë se i njohur. Unë nuk e kam ndryshuar, sepse po ta ndryshoja unë do të isha zgjedhja e parë për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Kjo Qeveri në pesë vitet e fundit ka shpërbërë të gjitha institucionet që kanë ekzistuar në krahinë, i ka tradhëtuar serbët e Kosovës dhe ka bërë që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.

Kjo Qeveri po e jep Kosovën në mënyrë që të marrë dritën jeshile nga Perëndimi për të zbatuar tiraninë kundër popullit të vet", ka thënë Jeremiç, duke shtuar se kjo do të ndryshojë gjatë Pashkëve.

Vuk Jeremiç ka qenë ministër i jashtëm i Serbisë në Qeverinë e mandatit presidencial të ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiç.

Jeremiç njihet si një nacionalist serb dhe me qëndrim të ashpër kundër Kosovës që nuk dallon prej radikalëve serbë. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2017, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori