Ganimetja përpiqet ta zbusë Lushtakun, i del pak në mbrojtje Thaçit
Prezenca e djeshme e Hashim Thaçit në Veri të vendit, pa Sami Lushtakun, ka shtyrë që të reagojë ky i fundit. Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është ndier xheloz që Thaçi nuk e ka ftuar ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Lushtaku ka shtuar se Thaçi nuk kishte harruar ta thërrasë atë në kohën kur së bashku kryenin aksione kundër forcave serbe.

“Më bëre të ndjehem xheloz i nderuar President, bashkëluftëtari im, miku im. Dje ishe për vizitë në Ujman dhe harrove të më ftosh që ta vizitojmë së bashku atë bukuri natyrore të Kosovës, kurse në vitet 90-ta">90-ta, më gjeje aty ku isha e ku nuk isha, për të kryer aksione kundër forcave serbe. Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë! SL”, ka shkruar Lushtaku.

E ish-kryetari i Skenderajt, është ngushëlluar nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo në shkrimin e Lushtakut, ka komentuar duke thënë se Lushtaku edhe kur xhelozon, nuk e mohon që presidenti edhe në vitet e 90-ta">90-ta ka qenë në aksione.

“Gjeneral ti edhe kur xhelozon, nuk e mohon që Presidenti edhe ne vitet e 90-ta">90-ta ka qenë në aksione????! Me #Presidentin dhe #Gjeneralin!”, ka shkruar Musliu.


Shtuar më 01/10/2018, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori