“Ëndrra u realizua dhe shumë, shumë më tepër”, lamtumira emocionale e Bale nga Real Madridi

Gareth Bale, i cili mbërriti në verën e vitit 2013, i ka dhënë fund kohës së tij te Real Madridi. Uellsiani ka publikuar një letër në rrjetet e tij sociale për t’i dhënë lamtumirën klubit.

“E shkruaj kwtw mesazh pwr tw falenderuar tw gjithw shokwt e mi tw skuadrws, tw kaluarwn dhe tw tashmen, trajnerwt e mi, tw gjithw punwtorwt e klubit dhe tifozwt qw mw kanw mbwshtetur gjatw gjithw kwsaj kohe” ka thënë uellsiani.

Kam ardhur 9 vjet më parë si një djalë i ri që doja të realizoja ëndrrën time për të luajtur për Real Madridin. Duke veshur fanellën e bardhë të lavdishme, duke mbajtur mburojën në gjoks, duke luajtur në Santiago Bernabéu, duke fituar trofe dhe duke qenë pjesë e asaj që është kaq i famshëm dhe i arritshëm nga vetëm disa, për të fituar Champions League” , thuhet në tekstin e Bale.

Tani mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe të them sinqerisht se kjo ëndërr u realizua dhe shumë e shumë më tepër”, vazhdon ai.

Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe arritja e gjithçkaje që kemi arritur së bashku në Real Madrid ka qenë një përvojë e pabesueshme që nuk do ta harroj kurrë”, vijon ai.

Bale ka fjalë të mira edhe për drejtuesit. “Dua gjithashtu të falënderoj Presidentin, Florentino Pérez, José Ángel Sánchez dhe Bordin e Drejtorëve , që më dhanë mundësinë të luaj për këtë klub, së bashku kemi mundur të krijojmë momente që do të jenë pjesë e historisë së këtij klubi. dhe të futbollit”, shkruan ai.

“Ka qenë nder, faleminderit! Hala Madrdi”, janë fjalët e fundit. /albeu.com