Gani Geci vret me katër plumba Ruzhdi Shaqirin
Pëlqej
UPDATE- Me urdhër të prokurorisë është bastisur shtëpia e Gani Gecit në Llaushë por forcat e rendit nuk e kanë gjetur të dyshuarin aty.

“I dyshuari Gani Geci ende është në kërkim. Nuk mundemi me quajt të arratisur në kuptimin klasik, ngase ende nuk ka fletarrest të lëshuar për të”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti .

Ai bëri të ditur se nëse nuk zihet, për Gecin do të lëhohet edhe fletarresti.


19:45 - Sipas mediave, Gani Geci ka vrarë një qytetar në Skënderaj ndërsa viktima është Ruzhdi Shaqiri.

Ngjarja ka ndodhur në një kafene, ku Geci ka shtënë me katër pumba në drejtim të Shaqirit.

Viktima është dërguar menjëherë në morg pa shenja jete ndersa Qendra e Skënderajt eshte mbushur me njësite të ROSU-së.

Ruzhdi Shaqiri ishte nip i Sabit Gecit, i cili kishte një konflikt të hapur me Gani Gecin. Dhëndërr i Sabit Gecit ka qenë edhe komandant Sandokani, personi që në luftë e kishte vrarë Gani Geci.

Viktima Ruzhdi Shaqiri, është nga fshati Baks i Skënderajt. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori