Çfarë i tërhoqi ndjekësit kaq shumë tek kjo veshje e Kate Middleton? (FOTO LAJM)

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton ka dalluar gjithmonë për elegancën dhe finesën në veshjet e saj. Së fundmi 38-vjeçarja është shfaqur në një event në Londër krah partnerit të saj, Princ William e veshur e gjitha në ngjyrë të errët.

Kate e kishte kombinuar xhaketën në ngjyrë blu të ‘Alexander McQueen’ me një palë çizme të zeza të firmës së njohur ‘Ralps Lauren’.

Kate ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me këtë ‘look’, më të cilin shfaqej dhe mjaft e qeshur. Megjithatë kjo nuk është hera e parë kur Middleton dallon për shijet e veçanta dhe firmat e njohura me të cilat bashkëpunon për t’u veshur.


Shtuar 13.02.2020 07:50