Gani Geci në kontakt me EULEX-in
Pëlqej
Gani Geci, i akuzuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit po negocion direkt me EULEX-in për kushtet e dorëzimit të tij.

EULEX-i është në fazën e bisedimeve direkt me Gecin, i cili dyshohet se është jashtë Kosovës, raporton "Zëri".

“Ky rast nuk është një hetim aktiv i EULEX-it”, është shprehur shkurt zëdhënësi Miguel Carvalho de Faria.

Nga ana tjetër, policia e Kosovës ka konfirmuar se kërkimet për Gecin po vazhdojnë, por fatkeqësisht pa ndonjë rezultat konkret. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori