Gani Geci në arrati, shteti i pafuqishëm për ta arrestuar?
Pëlqej
Policia ende nuk ka arritur të vërë në pranga të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, ish-deputetin Gani Geci.

Për Gani Gecin ka fletë-arresti vetëm brenda vendit dhe nëse ai është jashtë nuk mund të arrestohet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Avni Zahiti ka thënë për KTV-në se policia është në gatishmëri dhe se do ta arresojë Gani Gecin.

Por, ka tashmë 7 ditë që Geci ndodhet në arrati dhe ai nuk po kapet, edhe pse ka kryer veprën më të rëndë që ekziston në Kushtetutë, atë të vrasjes.

Për analistët, kjo dëshmon se njerëzit që janë të lidhur me pushtetin, mund të dalin edhe mbi shtetin./albeu.com/


Shtuar më 12/08/2014, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori