Gani Geci kërcënohet në burg
Pëlqej
Tre ditë pasi është dorëzuar dhe po vuan dënimin në burgun e Lipjanit, Gani Gecit i ka ardhur një letër kërcënuese.

“Nëse nuk e largoni Gani Gecin prej Burgut të Lipjanit, kam me shpu me shpjsë e kam me ja nxjerrë gabzherrin”, shkruan mes të tjerash në letrën kërcënuese, raporton Zëri.

Kjo letër siç mëson gazeta, në adresë të Gecit është dërguar të hënën.

Hetuesja që ka në shqyrtim çështjen nuk ka dhënë detaje për këtë letër, por mësohet se një kopje e letrës i është dërguar prokurorisë. /albeu.com/



Shtuar më 27/08/2014, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori