Gani Geci i ka dërguar sms Bajram Rexhepit
Pëlqej
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka pranuar që ka marrë mesazh nga ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Në këtë sms, Geci i ka kërkuar Rexhepit që të marrë masa ndaj djalit të tij, që është vënë nën kërcënim.

“Ministër, jam Gani Geci. Djalin tim, Rilind Geci, student i vitit të parë në Arkitekturë po ma përcjellin një grup kriminelësh të dënuar nga gjykata e që janë në ikje”, thuhet në mesazh.

Lidhur me këtë sms, ministri Rexhepi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ish-deputeti Geci e kishte lutur që ta mbronte Rilindin.

Rexhepi vetë ka pranuar se ka marrë këtë mesazh nga Gani Geci dhe se rastin e ka raportuar në polici. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori