Gani Geci është në Llaushë dhe do të dorëzohet?!
Pëlqej
Gani Geci, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në Skënderaj vazhdon të jetë në arrati.

Burime të Indexonline kanë thënë se vendndodhja e tij është lokalizuar.

Vendndodhja e Gani Geci është lokalizuar. Ai gjendet në një terren rreth fshatit Llaushë”, ka thënë një burim anonim.

Mësohet se Geci po negocion dorëzimin në polici.

Sipas burimit në fjalë, Ganiu ka kërkuar që rastin e tij ta marrë nën shqyrtim EULEX-i dhe jo prokurorët vendas.

Megjithëse familjarët kanë thënë se Ganiu mund të ketë ikur jashtë Kosovës, një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori