Gani Geci ende në arrati
Pëlqej
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur është vrarë Ruzhdi Shaqiri dhe i dyshuari kryesor për këtë vrasje, Gani Geci është ende në liri.

Për fatin e Gecit ende nuk di gjë as policia dhe as familjarët e tij.

Policia e Kosovës ka informuar se ka nisur hetimet për rastin dhe po e kërkojnë Gecin, ndërsa familjarët thonë se Ganiu ka ikur jashtë shtetit.

Vëllai i Ganiut, Fadil Geci, i ka thënë Gazetës Express se nuk kanë ndonjë informatë se ku mund të gjendet vëllai i tij.

Por, thekson se është vendim i familjes që Ganiu të mos dorëzohet përderisa burgjet të jenë në dorën e Sabit Gecit, i dënuar për krime lufte.

“Nuk mund të ketë siguri për Ganiun, përderisa burgjet janë në dorën e një krimineli si Sabit Geci, që është kriminel dhe i dënuar për krime lufte”, tha Fadil Geci.

Ai ka mohuar të ketë patur ndonjë kontakt me Ganiun, që kurse ai është shpallur në kërkim nga policia si i dyshuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori