Gani Geci e kishte kërcënuar dhe më parë Ruzhdi Shaqirin
Pëlqej
Familjarët e viktimës, Ruzhdi Shaqiri kanë thënë se i afërmi i tyre ka qenë kërcënuar dhe më parë nga ana e Gani Gecit.

Djali i Shaqirit ka treguar me dhimbje edhe natën e vrasjes së babait të tij.

“Babi u ul me disa shokë, me 6 persona, edhe më pas unë shkova te lojrat. Edhe kur u ktheva e pashë vendin e rrethuar nga policia. Jam munduar me hyj, por nuk më kanë lejuar”, tha djali i të ndjerit për “Klan Kosova”.

Ndërsa bashkëshortja, ka treguar se Gani Geci e ka kërcënuar dhe më herët bashkëshortin e saj.

Ruzhdi Shaqiri u vra nga ana e Gani Gecit ditën e dielë rreth orës 19.00, në lokalin “N’qosh bar” pranë sheshit “Adem Jashari” në Skënderaj./albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori