Gani Geci dënohet me 4 vjet burg për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dhënë dënimin për Gani Gecin, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. Gjykata ia ka shqiptuar Gecit dënimin unik prej 4 vjetësh e gjashtë muaj burg.

Për vrasje të rëndë Geci është dënuar me 4 vjet burg, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 10 muaj. Pastaj gjykata ia ka unifikuar dënimin.

Gjykata e ka liruar Gecin nga akuza për përdorim armësh, duke u arsyetuar se kjo vepër është konsumuar në dënimin për vrasje.
Gani Geci akuzohej për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në qendër të Skenderajt më 4 gusht të vitit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori