Janë numëruar të gjjtha
votat me
kusht,
votat përmes postës dhe
votave të personave me nevoja të veçanta në Istog. Sipas rezultateve të deritanishme,
Gani Dreshaj i AAK-së ka 671 vota më shumë se Haki Rugova i LDK-së.
Nga
votat me
kusht dhe me postë të numëruara, 1475 kanë shkuar për Dreshajn, ndërsa 133 për Rugovën.
Nga rezultatet preliminare pas balotazhit të 19 nëntorit, Haki Rugova kishte 10.051 vota, ndërsa 9.380
Gani Dreshaj e diferenca mes tyre ishte 671 vota. Pikërisht e njëjta diferencë po del të jetë edhe tani, por në favor të kandidatit të AAK-së.
Duke u bazuar në numrin total të
votave me
kusht dhe
votave përmes postës,
Dreshaj do të jetë kryetari i ri i Istogut.
Shtuar më 23/11/2017,
ora 16:24