Gafa e ministrisë, publikon lajmin se si u martua ministrja (FOTO LAJM)

Ndërsa vendi po zien pvr punësimet familjare të politikanëve, në webfaqen e Ministrisë së Integrimeve Europiane, është publikuar një lajm ku tregohet për mënyrën se si është martuar ministrja e kësaj ministrie, Dhurata Hoxha. Në rrjetet sociale, ky publikim në faqen e ministrisë po kritikohet shumë.

Në web faqen e Ministrisë së Integrimeve Europiane, në rubrikën e intervistave dhe lajmeve të ministrisë, rezulton të jetë një intervistë e ministres së Integrimeve, Dhurata Hoxha, e cila ka treguar për martesën e saj dhe koston e martesës.

Në rrjetet sociale ky lajm ka nisur të shpërndahet me të madhe, ku po kritikohet Ministria për publikimin e këtij lajmi në faqen zyrtare të tyre.

Të njëjtin lajm e ka shpërndarë edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka shkruar se “arroganca e idiotësinat nuk kanë fund”.

“Në faqen zyrtare të ministrisë Dhurata na kallxon qysh osht martu e çfarë vello ka veshë. Arroganca e idiotësinat nuk kanë fund”, ka shkruar Mushkolaj.
Shtuar më 20/03/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori