Fytyra e Vojislav Shejshelit në mes të Prishtinës
Pëlqej
Zëvendëskryetari i Partisë Radikale Serbe, Nemanja Sharoviç ka shpalosur në mes të Prishtinës flamurin e kësaj partie, së bashku me portretin e kryetarit historik të kësaj partie, Vojislav Shejshelit.

Më saktë, Sharoviç e ka shpalosur flamurin e partisë radikale nacionaliste serbe në kishën ortodokse që gjendet në kryeqytet.

Foton më pas e ka postuar edhe në Facebook.

Me këtë gjest, ai ka deklaruar se iu del kundër shqiptarëve dhe UÇK-së, të cilët "duan ta shkatërrojnë kishën ortodokse".

Madje, zëvedëskryetari i partisë nacionaliste serbe thotë se edhe kisha është "dhunuar moralisht", pasi në ambjentet e saj është xhiruar një klip nga një këngëtare shqiptare thuajse nudo.

Vojislav Shejsheli ka qenë kryetar i Partisë Radikale Serbe, ish-kryeministër i Republikës së Serbisë, që sot e kësaj dite gjendet në Tribunalin e Hagës në paraburgim që prej 12 vjetësh, pasi dyshohet për krime lufte kundër popujve joserbë në hapësirën e ish-Jugosllavisë. /albeu.com/

Shtuar më 24/08/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori