Gjykata vendos dhjetë vite burg për “të fortin” e Selenicës

Gjykata e Vlorës ka vendosur dhjetë vite burg për Tesi Bashon i cili ndodhej nën hetim që prej arrestimit të tij në tetor 2019 ku u prangos së bashku me të vëllanë e tij Santilin.

I njohur ndryshe si i forti i Selenicës, Basho është arratisur nga burgu në Itali në vitin 2016, bashkë me dy persona të tjerë Mikel Hasanbellin dhe Ilir Peren, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vajzave të cilat ushtronin prostitucion.

Ai u arrestua në muajin Tetor të vitit që lamë pas, pasi në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli dhe sende të tjerë të paligjshme.

Momentalisht ndaj Bashos janë ngritur 5 akuza ajo e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”, “Mbajtjes pa lejë e armëve”, ”Falsifikimit të dokumenteve”, “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.

Sapo Basho të përfundojë dënimin në Shqipëri, ai do ekstradohet në Itali, ku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy prostitutave dhe mbajtjes pa leje të armëve.


Shtuar 30.09.2020 12:12