Fyle: Serbia në BE përmes Hagës e Prishtinës
Pëlqej
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Shtefan Fyle ka deklaruar se bashkëpunimi i plotë i Serbisë me Tribunalin e Hagës dhe raporti i saj me Kosovën është pjesë në kriteret për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Para vizitës së tij në Beograd Fule theksoi se është mjaft e rëndësishme që Serbia të zhvillojë qasje konstruktive në raport me Kosovën, prandaj dhe e inkurajon atë të përkushtohet për dialogun me Prishtinën.

Mediat serbe raportojnë se pyetësori me 2.483 pyetje, që Fule e dorëzon sot, është i ngjashëm me atë që kanë marrë Mali i Zi e Shqipëria, me ndryshim të disa pyetjeve specifike për Serbinë dhe situatën e saj.
Shtuar më 23/11/2010, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori