Fyle: Së shpejti dialogu për vizat me Kosovën
Pëlqej
Stefan Fule
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle, paralajmëron se me Kosovën së shpejti do të hapet dialogu për vizat. Ai në një intervistë për BBC-në, la të kuptohet se kjo do të bëhet sapo qeveria e Kosovës ta plotësojë planin e veprimit për riatdhesim dhe riintegrimine e të kthyerve nga vendet e BE-së.

“Shumë shpejt do të thotë shumë shpejt. Ne nuk po fshihemi pas kësaj formule të themi se nuk e dimë se kur, prandaj përdorëm frazën shumë shpejt. Gjithë çështja shtrohet sepse ky afat kohor, shumë shppejt., është kombinuar me çështjen të cilës iu referuat dhe ju, se ne tani duam të shohim zbatimin e planit të veprimit për ri-integrimin dhe interpretimi I frazës "shumë shpejt" duhet kërkuar në këtë këndvështrim”, tha Fyle.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës kanë arritur progres të jashtëzakonshëm gjatë dy- tre muajve të fundit.
Shtuar më 11/11/2010, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori