Fyerjet për Gjakovën, Kusari-Lila: Të merren masa ndaj Jabllanoviç
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa të marrë masa ndaj ministrit Aleksandër Jabllanoviç, i cili ditë më parë i ka fyer qytetarët e Gjakovës.

Në një intervistë për “Epoka e re”, Kusari-Lila thotë se duhet të ketë edhe kërkese-falje zyrtare edhe nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Mustafa, ndaj qytetarëve të Gjakovës të cilët janë ndihen të fyer nga deklarata e ër krejt ata qytetarë të cilët janë ndjerë shumë të lënduar nga deklarata e Jabllanoviçit.

“Pa dashur të përzihem në kompetencat e nivelit qendror, mendoj se qeveritarët është dashur të dalin me një sqarim të mirëfilltë deri më tash. Mirëpo, si duket, tendenca është që kjo sfidë të kalohet në heshtje. Kjo është në kompetencë të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ai është që vendos. Por, gjithsesi duhet të ndërmerren masa ndaj ministrit Aleksandar Jabllanoviç”, ka thënë Kusari-Lila.

Madje, Kusari-Lila shkon edhe me tje duke u shprehur se Jabllanovic t'u kërkojë falje jo vetëm qytetarëve të Gjakovës, por edhe të gjithë popullit të Kosovës për krimet e bëra nga Serbia.

Sipas kryetares së komunës së Gjakovës, është në kompetencë të kryeministrit Mustafa nëse do ta shkarkojë Jabllanoviçin. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori