Futbollistja e humbur, Haradinaj letër ambasadorit zvecerian në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i ka shkruar një letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ku i ka shprehur gatishmërinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të ndihmojë në gjetjen e futbollistes Florijana Ismaili, e cila është zhdukur në liqenin Como.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme ta dërgojë FSK’në për gjetjen e futbollistes Ismaili e cila është raportuar e zhdukur nga dita e shtunë..

"I shqetësuar me lajmin për humbjen e Florijana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Futbollistja nga Kosova, e lindur dhe rritur në Zvicër, Florijana Ismaili, është zhdukur që nga e shtuna pasdite në liqenin e Comos në Itali, ku kishte shkuar me një mike të saj.
Shtuar më 01/07/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori