Futbollisti i njohur i Prishtinës i bashkohet PDK-së (FOTO)

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar sot 30 anëtarët e rinj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në mesin e këtyre anëtarëve, është edhe futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci.

Leci është futbollist i skuadrës së Prishtinës dhe luan si mbrojtës i majtë.

“Këta anëtarë të rinj janë vlerë e shtuar për PDK-në dhe pa dyshim do të jenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta për të zhvilluar edhe më tej vendin tonë dhe gjithsesi, kryeqytetin tonë”, ka thënë Memli Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2017, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori