Fusnota për Kosovën nuk është e obligueshme
Bashkimi Evropian nuk do të insistojë që organizatorët e takimeve rajonale ta prezantojnë Kosovën me fusnotë, për të cilën Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje.

Sipas gazetës serbe, V. Novosti, Brukseli iu ka lënë organizatorëve të tubimeve të tilla që ta interpretojnë lirshëm marrëveshjen, të cilët munden por nuk janë të obligueshëm ta prezantojnë Kosovën (me fusnotë) sipas marrëveshjes së Brukselit.

Ndërmjetësi në negociata, Robert Cooper iu ka dërguar një rekomandim organizatave rajonale lihdur me atë se si të sillen në situata të tilla dhe në letër ka theksuar se marrëveshja është arritur, dhe i ka porositur organizatorët që ata vetë ta interpretojnë atë, shkruan gazeta serbe, raporton Koha.
“Marrëveshja e arritur në dialog është shumë e qartë dhe është publikuar botërisht. Sa i përket zbatimit të saj nëpër takime, është çështje e organizatorëve të përcaktojnë përt të vënë apo jo fusnotën”, tha Maja Kocijançiq, përfaqësuesja për shtyp e Catherine Ashton, kryediplomates së BE-së.

Kjo do të thotë se tekstin përcjellës të fusnotës dikush mund ta shkruajë në tableën pranë pjesëmarrësit, por edhe të marrë vendim që atë tekst përcjellës ta vendosë dikund tjetër, për shembull, në dokumentet përcjellëse të tubimeve rajonale.
Shtuar më 21/03/2012, ora 22:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori