Fusnota për Daçiq, betejë e humbur
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se qeveria e re e Serbisë “nuk do të luajë rolin e heroit rreth aplikimit të fusnotës për Kosovën. Ai ka sqaruar se asgjë e re nuk ka ndodhur në lidhje me fusnotën dhe se do të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel.

“Çështja kryesore është nëse Kosova do të njihet ndërkombëtarisht, nëse serbët do të mbesin në Kosovë dhe nëse do të pranojnë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Çdo gjë tjetër është e parëndësishme. Ne nuk kemi më kapacitet që të bëjmë luftë të kotë. Për Serbinë është me rëndësi që Kosova të përfaqësohet ndryshe nga Serbia dhe shtetet tjera të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa nëse fusnota do të jetë në tavolinë apo në dokumente, është më pak e rëndësishme”, ka thënë ai. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2012, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori