Fusnota i hapë rrugë integrimit evropian
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur të enjten në takim, Zëvendëskryeministren e Kosovës, Edita Tahiri. Në takim u vlerësua edhe një herë marrëveshjes e fundit e nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja për përfaqësim rajonal të Kosovës u vlerësua si një marrëveshje shumë e rëndësishme jo vetëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal.

Sipas një komunikate për media, në takim është thënë se fusnota është një hap i rëndësishëm, i cili i çel rrugën shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në projektin madhor të qytetarëve të saj, integrimin në Bashkimin Evropian.
Shtuar më 08/03/2012, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori