Fushë-Kosovë, e sulmojnë qentë endacakë, shpëton 12-vjeçarja
Një tjetër fëmijë është sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacakë në Fushë-Kosovë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në të njëjtin vend, para disa javësh, qentë sulmuan një fëmijë rom, duke i shkakuar edhe plagë të rënda të cilat i morën jetën. Ndërsa ditën e sotme, një vajzë shqiptare 12-vjeçare është sulmuar nga qentë, të cilët i kanë shkaktuar plagë në pjesën e kofshës dhe pjesë të tjera të trupit.

Fatmirësisht, aty pranë janë ndodhur disa punëtorë të cilët kanë mundur të shpëtojnë vajzën 12-vjeçare.

Menjëherë, vajza është dërguar në spitalin e Prishtinës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori