Fushatë me Tina Turner, Gilin, Vesën...
Pëlqej
Dikush me këngë të huazuara e dikush me këngë origjinale. Kështu mund të përshkruhet fushata elektorale në paraqitjen e shumicës së kandidatëve të Komunave të Kosovës për zgjedhjet e 3 nëntorit.

"Disa prej partive që i kanë hyrë kësaj gare vazhdojnë të përdorin këngët e fushatave të kaluara. E disa parti të tjera, kanë vendosur të kenë një këngë të re",-shkruan gazeta "Express". Partia Demokratike e Kosovës, i ka mbetur besnike këngëtares amerikane Tina Turner dhe këngës së saj "Simply dhe best". Kjo këngë përdoret sa herë që krerët e partisë hyjnë në sallat e mbushura me simpatizantë. Ndryshe ka vepruar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ajo ka zgjedhur një këngë të re. "Sot komuna nesër Kosova", e kënduar nga Vesa Luma, Jehona Sopi, Besart Halimi, Flaka Krelani dhe Gili. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tashmë e ka himnin e saj që e përdor sa herë që kreu i partisë Ramush Haradinaj hyn në sallë. Himni nuk ka tekst por veç muzikë. Partitë e tjera nuk kanë ndonjë këngë të preferuar për fushatë. Shumica prej tyre marrin ndonjë këngëtar që në të shumtën e rasteve këndon këngët e tij. E përbashkëta tek të gjitha partitë është himri kombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori