Fushatë me paratë e shtetit
Përfaqësuesit shtetërorë qysh në ditën e parë të fushatës zgjedhore e kanë vazhduar avazin e vjetër, atë të përdorimit të resurseve shtetërore në shërbim të partisë.

Zyrtarët e disa institucioneve vijojnë të përdorin makinat zyrtare për fushatë. Kryeministri Hashim Thaçi është zyrtari më i lartë i cili në hapje të fushatës zgjedhore të enjten në Prizren e Therandë, ka përdorur veturën zyrtare.


Kryeministri do ta përdorë veturën zyrtare gjatë gjithë kohës, shkruan Tribuna. Pavarësisht që është kryetar partie ai është edhe kryeministër. Vetura e tij është e blinduar”, ka thënë një nga zyrtarët e PDK-së, i cili nuk ka dashur të flasë me emër. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori