Në listën e gjatë të dëshirave të Man.United vendoset edhe ylli i Atleticos

Manchester Untited vazhdon të shtojë listën e dëshirave edhe në këtë periudhë kur futbolli është i pëzullaur edhe e ardhmja e afeërt nuk është e sigurtë.

Jadon Sancho i Borussia Dortmund, ylli i Tottenham Harry Kane dhe mesfushori i Aston Villa Jack Grealish janë të lidhur me ‘Djajtë e Kuq’.

Sensacioni i Atlético Madrid Joao Félix është emri i fundit në listë, sipas Le10 Sport.

Joao Félix la Benficën për Atlético në një marrëveshje në fillim të sezonit 2019/20, pasi ishte lidhur me United.

United thuhet se mbetet i interesuar për Joao Félix dhe dëshiron që sulmuesi 20-vjeçar portugez të ndjekë gjurmët e Cristiano Ronaldo në ‘Old Trafford’. /


Shtuar 21.04.2020 13:21