Nuk ishte vetëm kryeministri i Serbisë Ivica
Dacic i cili kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Sipas të përditshmes beogradase “Danas”, Presidenti i Serbisë, Tomislav
Nikolic planifikon të vizitojë në 10 tetor Graçanicën, ndërsa Zëvendës Kryeministri i Parë Aleksander Vucic më 23 tetor në Leposaviq, shkruan indeksionline.net.
Ndërsa pritet të shihet se a do të kenë sukses
Nikolic e Vucic, për dallim nga
Dacic, për të hyjrë në Kosovë, është e vështirë të parashikohet, pasi që në Qeverinë e Kosovës, të premten nuk ka qenë e mundur të merret një përgjigje konkrete në pyetjen nëse ndalesa e hyrjes në Kosovë gjatë periudhës së fushatës vlen për të gjithë zyrtarët serbë, apo ato do të lejohen në mënyrë selektive, shkruan indeksionline. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013,
ora 12:54