Fushata përmbyllet me premtime joreale
Pëlqej
Fushata elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, e nisur para një muaji, ka përfunduar zyrtarisht të premten më 20 tetor. Kjo fushatë, ashtu sikurse nisi me premtime joorigjinale dhe të mëdha, ashtu edhe do të mbarojë. Kështu konsiderojnë së paku njohësit e çështjeve politike, të cilët kanë përcjellë tërë kohën fushatën dhe premtimet e kandidatëve për kryetarë komunash, shkruan sot, gazeta Zeri.

Megjithatë, sipas tyre, për dallim prej herëve të kaluara kësaj radhe nuk kanë mbizotëruar premtimet megalomane.

E meqë pas dy ditësh qytetarët e Kosovës do të votojnë nëpër komunat e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Po ashtu, në gjendje gatishmërie do të jetë edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit. E pos këtyre procesin zgjedhor do ta mbikëqyrin edhe disa organizata joqeveritare, të cilat tashmë kanë caktuar edhe vëzhguesit që do të jenë të pranishëm nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Shtuar më 21/10/2017, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori