Fushata patriotike, studentët mbledhin libra për nxënësit në Preshevë
Një grup studentësh të masterit shkencor në Shkenca Komunikimi, prezantuan pranë bibliotekës së Kolegjit Universitar “Bedër, fushatën sensibilizueze “Një Libër për Preshevën”.

Nisma bëri bashkë personalitete të fushave të ndryshme, politikan, përfaqësues të botës akademike, të gazetarisë dhe shoqërisë civile në funksion të qëllimit final, mbledhjes të sa më shumë librave jashtëshkollore ne gjuhen shqipe dhe mjeteve arsimore për disa shkolla në Luginën e Preshevës.

Por në fjalën përshëndetëse në këtë takim rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof.dr.Ferdinand Gjana shkoi edhe më tej duke premtuar që institucioni që ai drejton do të japë disa bursa sociale dhe ekselence për vitin e ardhshëm akademik për nxënësit e LuginësPreshevës.

I ftuari i nderit në këtë aktivitet, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndau me të pranishmit lajmin e mirë se më në fund, po shkon drejt zgjidhjes problematika shumëvjecare e mungesës së teksteve shqip për nxënësit në shkollat e LuginësPreshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit dhe me në fudn duke nisur nga viti shkollor 2017-2018, nxënësit në Luginë do të mësojnë me rreth 43 tekste të reja të gjitha në shqip, të përgatitura nga Shqipëria.

Drejtuesi më i rëndësishëm vendor ne Luginen e Preshevës tha se është e nevoshme që Shqipëria të jetë më e pranieshme në proceset zhvillimore të LuginësPreshevës, në jetën social-ekonomikë, arsim dhe shendetësi.

Arifi e konsideroi nismën studentore për mbledhjen e librave dhe mjeteve arsimore një simbol të marrëdhënieve mes shqiptarësh.

Kreu i komunës së Preshevës pohoi se për shqiptarët në Luginë, kjo nisme ka një vlerë të jashtëzakonshme sidomos në aspektin emocional, madje më shumë sesa mund të mendohet nga vetë grupi nismëtar i kësaj fushate.

“Preshevarët nëpërmjet kësaj nisme kanë për ta ndjere vetën si një selam që vjen nga nëna e tyre Shqipëri” u shpreh mes të tjerash Shqiprim Arifi i cili shoqërohej në këtë aktivitet nga publicisti dhe njëkohësisht drejtuesi i televizionit “Spektri” në Bujanovc, Nehxhat Behluli.

Nderkohë Zv.Ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Shpati Kolgega e konsideroi fushatën “Një Libër për Preshevën”, një nisëm me dimension shpirtëror që bën bashkë të rinjve shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Z.Kolgega premtoi angazhimin e tij që nisma të jetë mbarëkombëtare me përfshirjen edhe të shkollave dhe universiteteve të vendit.

Në aktivitet mbajti një fjalë përshëndetese edhe blogeri Olti Curri, i cili mes të tjerash është “pagëzuar” nga vetë studetet edhe si ambasadori i fushatës “Një libër për Preshevën”. Olti Curri e cilësoi nismën të vecante më shumë mesazhin që përcjell sesa për sasinë e librave që do të mblidhen, teksa premtoi mbështetjen e tij maksimale që fushata të përhapet edhe më shumë.

Publicisti dhe pedagogu Agron Tufa dha shembullin konkret të ndihmës në këtë fushate duke dhuruar 200 libra në ndihmë të femijeve në shkollat e LuginësPreshevës ndërsa deri tani në pak ditë të nismës janë grumbulluar afro 1 mijë libra dhe shuma monetare nga individë dhe biznese që do të dërgohen në shkollat e LuginësPreshevës në fillim të muajit Mars.
Shtuar më 24/01/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori