13 raste të reja me koronavirus në Kumanovë, 4 prej tyre infermiere

13 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në Kumanovë, ku katër prej të cilëve mësohet se janë infermierë.

Numri i të infektuarave në Kumanovë për çdo ditë po rritet, madje numri më i madh i vdekjeve është pikërisht në këtë qytet duke përfshirë këtu edhe lehonën 27 vjeçare që humbi jetën në klinikën infektive në Shkup.

Poashtu qyteti i Kumanovës ka numri më të madh të punonjësve shëndetësor të infektuar me Covid-19.


Shtuar 9.04.2020 12:43