Shifra të frikshme, sa ka shkuar numri i të infektuarve në botë

Vijon të shtohet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në të gjithë botën, ku deri më tani janë shënuar më shumë se 15 milionë raste. Prej tyre, një milionë janë shënuar në të paktën pesë ditë, bazuar në të dhënat zyrtare.

Të paktën 15 007 291 raste, prej të cilave 617 603 të vdekur janë regjistruar në botë, veçanërisht në SHBA, vendi më i prekur nga pandemia me 3 915 780 raste dhe 142 312 të vdekur dhe në zonën e Amerikës Latine dhe Karaibe me 3 956 997 raste dhe 167 377 të vdekur, raporton ATSh.

Në shtatë ditë janë infektuar më shumë se 1,6 milionë persona.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende regjistrojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.


Shtuar 22.07.2020 18:35