Furnizimi me ujë nga ora 06:00-23:00, reduktime vetëm gjatë natës
Kompania Ujësjellësi Rajonal "Prishtina", që ofron shërbime në 8 komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Shtimje, Graçanicë dhe Lipjan, përmes një njoftimi bën të ditur se nga sot do të hiqen reduktimet e furnizimit me ujë gjatë gjithë ditës.

Kjo ndodh pas mbushjes së liqeneve nga bëhet furnizimi në saje të reshjeve atmosferike.

"Nga sot fillon furnizimi më i miri me ujë të pijshëm, krahasuar me 16 vitet e fundit, thuhet në njoftim.

Prishtina, Drenasi, Obiliqi dhe Graçanica, që të katërta në tërësi dhe zonat e fshatrat përreth tyre, nuk do të kenë më reduktime të ujit gjatë ditës dhe furnizimi me ujë të pijshëm do të bëhet nga ora 06:00-23">00-23:00, gjë që reduktimet e natës do jenë prezent.

Shtimja, Lipjani, Podujeva dhe Fushë Kosova me të gjitha zonat dhe fshatrat përreth tyre do të kenë furnizim me ujë 24 orë pandërprerë.

Ky furnizim i mirë dhe i shumë pritur nga ana e secilit konsumatorë do fillojë nga dita e sotme dhe do zgjasë deri në fund të muajit qershor 2015, ndërkaq nga muaji korrik do nisë aplikimi i një orari të ri të furnizimit, për shkak që kërkesat për ujë do të rriten dukshëm më shumë,p o që edhe atëherë reduktimet do jenë sa më minimale.

Aktualisht po punohet me kapacitete maksimale - Fabrika e Batllavës 850 l/s, ndërsa Fabrika e Badocit 420 l/s, theksiohet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori