Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në
mbledhjen e sotme e cila ka përfunduar në orët e pasdites, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit Ramë Buja, që të funksionalizojë Këshillin Drejtues të këtij institucioni.
Këshilli më pas do të mund të zgjedhë ushtruesin e detyrës së
rektorit të UP-së.
Ushtruesi i Detyrës do të mund të kryente këtë detyrë deri në zgjedhjen e
rektorit të ri, sipas procedurave të rregullta të përcaktuara me ligj.
Mbledhjen e ka hapur anëtari më i vjetër i Senatit, Bajram Uka, i cili është dekan i Fakulteti Juridik.
Ai ka konstatuar se rekomandimet e Ministrit Buja për zgjidhjen e problemit në Universitetit të Prishtinës, nuk janë në përputhshmëri me
dispozitat e statutit të UP-së, si dhe me
dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014,
ora 19:06