Fundjava e gjen Kosovën me shi e borë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm.

“Sonte parashihet të ketë riga shiu derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 8-14 gradë Celsius”.

” Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s”. njofton IHMK
Shtuar më 06/10/2017, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori