Fundi i çështjes ballkanike
Arritja e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës është lajm i mirë për Serbinë, për Kosovën dhe për gjithë rajonin dhe përmbyll çështjen ballkanike të kufijve.


Kështu shprehet kryetarja e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko, sipas të cilës marrëveshja ka thënë ajo se është një tregues se edhe njëra, edhe tjetra palë janë të vetëdijshme se sa do të humbnin në rast të dështimit, para së gjithash në rrugën e tyre evropiane.



“Kjo tregon se Serbia nuk ka alternativë tjetër dhe as opsion tjetër dhe se opsioni evropian është diçka që për Serbinë është imperativ. Serbia tani në mënyrë kualitative duhet t’i ndryshojë qëndrimet e saja ndaj gjithë rajonit”, ka thënë Biserko. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2013, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori