FSK sot i hap dyert për qytetarët
Forca e Sigurisë së Kosovës, për nderë të "Ditës së Forcës", organizon ditën e hapur, ku qytetarët mund t’i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës.

Për këtë FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për t'i pritur ata në gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

"Vizita e personaliteteve të larta vendore dhe ndërkombëtare bëhet në kazermën 'Adem Jashari' në Prishtinë, në ora 11:00. Aktivitetet qendrore do të zhvillohet në Kazermën 'Adem Jashari' në Prishtinë, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së", thuhet në një njoftim të FSK-së. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori