FSK së shpejti me misione dhe jashtë vendit
Kanë filluar përgatitjet e bazës ligjore për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit. Zyrtarë të Ministrisë së FSK-së, thanë për Radio Kosovën se ligji që po përgatitet do të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë e institcioneve në rastet e dërgimit të kontigjenteve të FSK-së në misione jashtë vendit.

Programi Legjislativ për vitin 2012 obligon Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës që të hartojë projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendi. Është miratuar ndërkohë, koncept dokumenti për draftin fillestar të projektligjit dhe më pas ai u është dërguar ministrive përkatëse për dhëniën e komenteve të tyre.

“Arsye tjeter pse kërkohet të nxjerret ky ligj është të rregulloj statutin e pjestarit të FSK-së gjatë qëndrimit në mission, sepse kjo ka kosto buxhetore.Përpos ligjit është edhe marrveshja me SOFA ku kërkohet që të sigurohet baza ligjore para dërgimit”, tha Kokollari. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2012, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori