Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral
major Rrahman Rama, zhvilluan sot një takim me Komandantin e Komandës së Bashkuar të Forcave në Napoli, Admiralin Bruce
Clingan si edhe komandantin e KFOR-it, gjeneral
major Volker Halbauer, takimi u zhvillua në Komandën e KFOR-it, në Prishtinë.
Ministri Çeku e informoi Admiralin
Clingan, mbi zhvillimet dhe aktivitetet e FSK-së, si edhe për përpjekjet e Ministrisë dhe Forcës, drejt përmbushjes së planeve dhe objektivave vjetore si edhe perspektivën e FSK-së. Në takimin e përbashkët
ministri Çeku dhe Admirali
Clingan u angazhuan për vazhdimin e bashkëpunimit për të ardhmen si edhe për kooperim të mëtejshëm në mes të FSK-së dhe institucionit që drejton Admirali Bruce
Clingan. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013,
ora 18:40