FSK jep detaje rreth organizimit të Epopesë së UÇK
Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Forca e Sigurisë së Kosovës me datë 5 mars 2018, nga ora 11:00, organizon ceremoninë për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”.

Në ora 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”, do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve, Familja Jasharaj, veteran të UÇK-ës, mysafir të lartë, qytetarë etj.

Në këtë rast para të pranishmëve fjalime do të mbajnë;

1.-Presidenti Republikës së Kosovës zoti Hashim Thaçi

2.-Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës zoti Rrustem Berisha

3.-Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama

4.-Një pjesëtar i familjes Jasharaj

FSK mirëpret të gjithë qytetarët që do gjejnë kohë dhe mundësi për tu bashkëngjitur në këtë manifestim jubilar, të 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori