FSK-ja zgjedh ushtarin e vitit 2015
Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë ceremonisë së sotme do të shpallë zyrtarisht ushtarin më të mirë të këtij viti. Ceremonia mbahet në ora 13:00, në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale, në Kazermën "Adem Jashari" të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Prishtinë.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si gjeneralë dhe komandant të njësive të FSK-së.

22 pjesëtarë të përzgjedhur të të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (Komandës së Forcave Tokësore, Brigadës për Reagim të Shpejtë, Brigadës për Mbështetje Operacionale dhe Komandë së Doktrinës dhe Stërvitjes), garuan dhe sipas rezultateve të tyre të arritura, sot pritet që të shpallet ushtari më i mirë.

Ushtarët u testuan në këto lëmi: Navigim tokësor (ditën dhe natën), gjuajtja me armë të gjata, test fizik, kalimi i poligonit me pengesa, test me shkrim në njohuri të përgjithshme ushtarake, marshim në distancë të gjatë me ngarkesë, etj. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2015, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori