FSK-ja nuk ka pilotë dhe helikopterë
Forca e Sigurisë së Kosovës është pa pilot, pa helikopter dhe pa avion ushtarak. Ndonëse FSK-ja shihet nga kosovarët si ushtria e ardhshme e vendit, ajo ende ka statusin e një force që mund të ndërhyjë në raste fatkeqësish.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së, bën me dije se kjo forcë është duke shkolluar gjashtë kadetë me shpresën e vazhdimit të shkollimit për pilotë dhe inxhinier aviacioni, shkruan Tribuna.

“Aktualisht në shkollim në Turqi janë 6 kadetë pjesëtarë të FSK-së. Pas përfundimit të dy viteve në Akademi Ushtarake ata do të vazhdojnë shkollimin për pilotë dhe inxhinierë të aviacionit”, thonë nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2013, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori